Shfletojini kartat Fletëza,
zbulojani botën fëmijës tuaj

Kartat Fletëza janë material i përkryer pasi ato ofrojnë
mundësi të pafundme të bashkëveprimit me fëmijët

POROSIT KARTAT FLETËZA

Nuk ka kënaqësi më të madhe për ju prindër kur i shihni fëmijët tuaj të përkushtuar në zbulimin e botës që i rrethon. Kjo kënaqësi bëhet edhe më e madhe kur në këtë proces i shihni ata duke ndërvepruar me ju, vëllezërit apo motrat më të mëdha, shokët, gjyshërit, etj.

Fletëza është krijuar për ta lehtësuar mësimin pikërisht atëherë kur ky proces është më i vështiri, në fëmijërinë e hershme. Me Fletëzën, ky proces nuk është i mundimshëm, por argëtues. Mësimi i shkronjave, numrave, frutave dhe perimeve, kafshëve... bëhet aq miqësor dhe i pavërejtshëm aq sa koha kalon, ndërsa vogëlushët tuaj nuk ngopen së zbuluari botën e mrekullueshme që vjen përmes këtyre kartave.

Kartat "Shkronjat"

Zbulojeni alfabetin e gjuhës së ëmbël shqipe! Plot 36 karta, nga A në ZH, me shkronjën e madhe dhe të vogël dhe objektet që fillojnë me atë shkronjë janë të ilustruara me shumë thjeshtësi dhe finesë në mënyrë që vogëlushët ta mësojnë sa më lehtë alfabetin tonë.

Kartat "Numrat"

Njëzet karta nga 1 në 20 do t’i ndihmojnë vogëlushët të njoftohen me botën e numrave si dhe me procesin e numërimit.

Kartat "Frutat & Perimet"

31 karta me fruta dhe perime janë të ilustruara në aso mënyre që t’ua shtojnë jo vetëm dëshirën për t’i mësuar ato, por edhe oreksin për t’i ngrënë.

Kartat "Kafshet"

T’i mësoni fëmijës tuaj emrat e kafshëve është vërtet argëtuese. Këto 37 karta do t’ju ndihmojnë t’ua prezantoni emrat dhe veçoritë e shumë kafshëve, si shtëpiake ashtu dhe të egra.

Kartat "Veprimet"

24 karta me 48 veprime të cilat fëmijët i bëjnë më së shpeshti gjatë përditshmërisë së tyre. Në çdo kartë fëmijët do të njihen me dy personazhe (djalë dhe vajzë) të cilat do t’ua mësojnë veprimet, por edhe do t’i sjellin argëtim.

Kartat "Profesionet"

32 karta me profesionet më të rëndomta, dhe jo vetëm, do t’i ndihmojnë fëmijëve tuaj të krijojnë një ide se çfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten.

Konceptimit të Fletëzës i kanë paraprirë konsultat me profesionistë të klinikës “Empatia”

PEDAGOGË

Logopedë

Psikologë

GJUHËTARË

Misioni ynë është që te fëmijët të brumosim dashurinë për mendimin kritik dhe mësimin përmes materialeve edukative që janë kreative, argëtuese dhe tërheqëse.

Pse Fletëza?

Rritin vetëbesimin

Bashkëveprimi me karta rrit vetëbesimin, ndihmon në zhvillimin e komunikimit më të mirë dhe ndikon pozitivisht në kreativitetin e fëmijëve. Aftësia dhe kujtesa e tyre rritet, e ngjashëm ndodh edhe me vetëbesimin e tyre. Kjo i ndihmon ata të bëhen udhëheqës në të ardhshmen.

Ndihmojnë në shumë aspekte në zhvillimin e fëmijëve

Bashkëveprimi me karta në fëmijërinë e hershme ndihmon shumë aspekte të zhvillimit të fëmijëve. Pjesa më e madhe e zhvillimit të trurit ndodh në vitet e para të jetës. Meqenëse fëmijëria e hershme është fazë dinamike e zhvillimit, sa më herët që të fillohet të bashkëveprohet me fëmijën aq më i madh do të jetë kontributi në zhvillimin e tyre.

Angazhohen përmes bashkëveprimit

Fëmijët fillojnë të mësojnë që në momentin që lindin. Ata njohin njerëzit, vendet, kafshët, ngjyrat, shijet, tingujt, erërat dhe më shumë. Një pjesë kryesore e edukimit të një fëmije është përmes angazhimit direkt të prindërit, vëllezërve/motrave, gjyshërve, etj.

Përmirësojnë aftësitë gjuhësore

Kartat ndikojne pozitivisht në pasurimin e fjalorit, ashtu siç ua zhvillojnë aftësinë për të ndërtuar fjali dhe për përshkruar situata në mënyrë të pavarur.

Forcojnë kujtesën

Kartat ua mundësojnë fëmijëve të ndërveprojnë me informacionin, duke e bërë më të lehtë ruajtjen e tij. Këto karta janë një mjet i mirë mësimor pamor, i krijuar për të përmirësuar dhe inkurajuar rikujtimin aktiv të informacionit.

Kutia “Fletëza” - një dhuratë ideale

Ky komplet i mrekullueshëm është një dhuratë e përkryer për ta dhuruar, apo për ta pranuar. Tani ju keni një zgjidhje për t’i bërë dhuratë vogëlushëve një produkt që do t’ua zbulojë realitetin që i rrethon përmes shkronjave, numrave, ngjyrave dhe ilustrimeve plot jetë. Thjesht, “Fletëza” është sinonim i dhuratës për fëmijët që vijnë në jetë, që festojnë ditëlindjet si dhe mund t’u dhurohet atyre pa pasur shkak ndonjë datë të caktuar.

Porosit “Fletëzën”!