32 karta me profesionet më të rëndomta, dhe jo vetëm, do t’i ndihmojnë fëmijëve tuaj të krijojnë një ide se çfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten.
24 karta me 48 veprime të cilat fëmijët i bëjnë më së shpeshti gjatë përditshmërisë së tyre. Në çdo kartë fëmijët do të njihen me dy personazhe (djalë dhe vajzë) të cilat do t’ua mësojnë veprimet, por edhe do t’i sjellin argëtim.
T’i mësoni fëmijës tuaj emrat e kafshëve është vërtet argëtuese. Këto 37 karta do t’ju ndihmojnë t’ua prezantoni emrat dhe veçoritë e shumë kafshëve, si shtëpiake ashtu dhe të egra.
31 karta me fruta dhe perime janë të ilustruara në aso mënyre që t’ua shtojnë jo vetëm dëshirën për t’i mësuar ato, por edhe oreksin për t’i ngrënë.
Njëzet karta nga 1 në 20 do t’i ndihmojnë vogëlushët të njoftohen me botën e numrave si dhe me procesin e numërimit.
Zbulojeni alfabetin e gjuhës së ëmbël shqipe! Plot 36 karta, nga A në ZH, me shkronjën e madhe dhe të vogël dhe objektet që fillojnë me atë shkronjë janë të ilustruara me shumë thjeshtësi dhe finesë në mënyrë që vogëlushët ta mësojnë sa më lehtë alfabetin tonë.