Blog

Disa këshilla të vyera se si ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë gjatë rritjes së tij?

02 Nov, 2023

Si mësuesi i parë i foshnjës suaj, ju mund të asistoni në të mësuarit e tij/saj si dhe në zhvillimin e trurit. Më poshtë po jua paraqesim disa këshilla dhe aktivitete të thjeshta, të cilat kanë dëshmuar efekte pozitive në rritën e fëmijëve:

  • Mësojini fëmijës tuaj “sjelljet e dëshiruara”. Tregojini atij se çfarë është e mirë që të veprojë, përdorni fjalë pozitive si dhe dhurojini përqafime dhe puthje si shpërblime kur ai i bën ato si duhet. Për shembull, nëse ajo kap për flokësh vëllain apo motrën, tregojini atij se si ta përkëdhel butësisht, apo ta përqafojë atë.

 

  • Përshkruajini me fjalë ose këndoni me fëmijën tuaj për vepimet që i bëni. Për shembull, “Nëna po i lan duart”, ose këndoni: “Kështu ne i lajmë duart, la la la la”.

 

  • Vazhdojeni atë që fëmija juaj përpiqet të thotë. Nëse ai thotë “na”, thuaj: “Po, makina”, ose nëse ai thotë “makinë”, ju plotësojeni duke i thënë: “Po, kjo është një makinë e madhe e kuqe”.

 

  • Përmirësojeni fëmijën tuaj shpejt dhe vazhdimisht duke i dhënë atij një lodër ose duke e larguar nga gjërat/vendet që ju nuk dëshironi që ai të futet. Kursejeni “jo-në” për sjelljet e pahijshme. Por kur thoni “jo”, atëherë thuajeni me vendosmëri. Mos i rrihni, mos i bërtitni dhe mos i jepni arsyetime të gjata.

 

  • Ofrojuni fëmijës tuaj vende të sigurta për të luajtur dhe eksploruar! Thjesht, mbrojeni foshnjën në shtëpinë tuaj! Për shembull, brenda mundësive largojini gjërat e mprehta ose të thyeshme. Ilaçet, produktet kimike dhe ato të pastrimit bëjini të paqasshme për foshnjën tuaj!

 

  • Përgjigjuni me fjalë kur fëmija juaj ju dëfton diçka! Foshnjat vihen në siklet kur kërkojnë diçka! Për shembull, pyeteni: “E do gotën? Këtu është gota. Kjo është gota jote.” Nëse ai përpiqet të thotë “gotë”, përshëndeteni përpjekjen e tij me shprehje si: “TË LUMTË!”.

 

  • Shfaqni vëmendje të veçantë te disa objekte, që fëmijëve u duken interesante, si p.sh. kamioni, autobusi, ose kafshët e egra! Kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj që të bëhet kurioz për gjërat që të tjerët po i “tregojnë” duke bërë me shenjë (gisht).

 

  • Kufizojuani kohën para ekranit (TV, tableta, telefona etj.)! Kalimi i kohës para ekranit nuk rekomandohet për fëmijët më të vegjël se 2 vjeç. Foshnjat mësojnë duke folur, duke luajtur dhe duke ndërvepruar me të tjerët.

 

  • Mundësojani fëmijës tuaj që të mësohet me ushqime me shije dhe tekstura të ndryshme! Ushqimet mund të jenë të lëmuara, të grira ose të copëtuara imët. Fëmija juaj mund të mos i pëlqejë çdo ushqim që në shijimin e parë. Jepini fëmijës tuaj një mundësi që t’i provojë ushqimet e njëjta përsëri!

 

  • Jepini fëmijës tuaj kohë që të lidhet me një ‘person’ të ri! Ofrojani një lodër të preferuar, kafshë pellushi ose batanije që i sjell rehati fëmijës tuaj!

 

  • Jepini fëmijës suaj tenxhere dhe tigan që ta shfrytëzoj si daulle! Inkurajoni fëmijën tuaj të bëjë zhurmë!

Lini një koment

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyruara janë të shënuara me *