Kutia “Fletëza” përbëhet nga 180 karta të dyanshme të dizajnuara në mënyrë unike me shkronja të alfabetit, forma, ngjyra, numra etj.
Janë gjashtë kategori interesante për t’i angazhuar mendjet e vogla. Në anën e pasme të secilës kartë janë objekte dhe informacione tërheqëse.
Kartat tona janë me dimenzione 14×11 cm. Ngjyrat dhe ilustrimet i bëjnë ato të dallueshme nga njëra-tjetra, ashtu që fëmija juaj lehtë t’i kuptojë. Ato kanë imazhe të ndritshme dhe shumëngjyrëshe, germa të mëdha, krejt kjo për ta ndihmuar zhvillimin vizual të tyre.
“Fletëza” rekomandohet për fëmijët para kopshtit, nga 12 muaj e tutje deri në 6 vjeç, e më shumë.
Kartat “Fletëza” mirëmbahen lehtë. Mjafton një një leckë të lagur për t’i pastruar ato. Karta janë të qëndrueshme dhe të krijuara që të zgjasin. Këndet e tyre janë të rrumbullakosura në mënyrë për t’ua mbrojnë duart vogëlushëve tuaj nga gërvishtjet e mundshme .
Të petëzuara me një shtresë plastike, kartat edukative nga Fletëza janë 100% të sigurta për fëmijët dhe të rriturit.
Ato janë të papërshkueshme nga uji, rezistente ndaj lotëve dhe jargëve dhe si të tilla ato do të qëndrojnë gjatë në bibliotekën e fëmijëve tuaj.
Biri im katërvjeçar e ka mësuar tërë alfabetin, di të numërojë deri në 20, i njeh format, ngjyrat dhe mund të shprehet shumë bukur për shkak të këtyre kartave. Atij i pëlqen të mësojë gjëra të reja dhe “Fletëza” ia ka lehtësuar shumë këtë proces.
Këto karta janë tejet praktike për t’i mbajtur fëmija im në duar. Imazhet janë të mëdha dhe shumë të qarta. Ngjashëm janë shkronjat dhe numrat.
Vajza ime 18-muajshe mësoi tashmë 11 tinguj kafshësh me këto karta. Përveç mësimit, ajo me “Fletëza” argëtohet në masë të madhe. Ne ia prezantojmë asaj rreth 4-5 karta të reja çdo të diel dhe vazhdojmë të ushtrojmë me të vjetrat dhe të rejat disa herë në javë.
Fleteza i ka ndihmuar shume femijeve te mi, andaj ju faleminderit per nje pune te mrekullueshme!
Nje menyre e shkelqyer per te mesuar duke luajtur! Femijet i pelqejne aq shume saqe cdo dite kerkojne t’i shikojne kartat. Super produkt!
Nje investim i mire per edukimin e hershem te femijes
Fleteza jane ideale per mesimin e fjaleve te para dhe per zhvillimin e te folurit. Djali im tashme i njeh kafshet dhe ngjyrat vetem duke i pare keto karta
Jam shume e kenaqur me cilesine. Jane te forta, te qendrueshme dhe nuk demtohen edhe kur luan djali im 2 vjec. Pervec kesaj, jane shume edukative
E rekomandoj per cdo prind qe do te ndihmoje femijen te mesoje me menyre kreative dhe te kendshme
Produkt i shkelqyer, ide gjeniale per femijet. Djali im ka filluar te dalloj ngjyrat dhe format fal tyre
Fleteza jane shume te dobishme edhe per kopshtin. Edukatoret i perdorin per aktivitete grupore
Si nene gjithmone kerkoj lodra qe ndihmojne femijet te mesojne. Keto karta jane fantastike, djali im ka mesuar kafshet dhe tingujt qe bejne
Teper te bukura😍
Ide fantastike! Na ka munguar diçka e till, sidomos per femijet qe jetojne jashte Shqiperise dhe e kane shqipen si gjuhe te dyte. Mezi presim te na vijne fletoret tona!
Fëmijët e mi janë 3 dhe 6 vjeç. Të dy i përdorin kartat në mënyra të ndryshme. Vogëlushi mëson fjalë, ndërsa e madhja bën fjali dhe lojëra. Është produkt që na bashkon si familje
Shume ide e mire! Me pelqen qe mundemi me mesu shqip permes lojes😍
I përdorim çdo ditë. Shkronjat, numrat, frutat – krejt i ka msu me to!
Kemi qef me i perdor para gjumit. Po bohet si ritual i bukur🥰
Më pëlqen që janë në shqip. Fëmijët tanë rriten me shumë gjuhë, por këto karta po ndihmojnë që ta mbajnë edhe gjuhën e nënës
Që kur i morëm, djali i vogël çdo mëngjes më kërkon t’i shohim kartat bashkë. Po mëson pa e kuptuar!
Logopedja na i rekomandoi Fletëzat për djalin tonë që kishte vonesë në të folur. Pas pak javësh përdorimi, nisi të thotë fjalë shqip me vetëbesim
Faleminderit!☺️
Vajza ime është 3 vjeç dhe nuk fliste shumë. Logopedja sugjeroi ta ndihmonim me karta vizuale. Fletëzat ishin zgjidhja më e mirë që gjetëm!
Kur i pashë te psikologia që punon me djalin tim, menjëherë më tërhoqën. Janë të bukura, të dobishme dhe ndihmojnë shumë për mësimin e gjuhës
Psikologia e përdorte gjatë seancave me djalin dhe atij i pëlqente shumë. Vendosa t’i porosis për në shtëpi dhe tani i përdorim bashkë çdo mbrëmje
Pershendetje me profesion jam Punonjese Sociale dhe cilesinen dhe zhvillimin e ketyre kartave e di shume mire sa sa me vlere jane kam shume kohe qe kerkoja por nuk kam gjetur tani sapo e pash faqen tuaj nuk ezitova per te bere porosi si per punen time dhe per femijen time te porsalindur per nje zhvillim me te mire ndaj tij ju faleminderit do doja nqofte se keni gjera te tjera mund te me informoni per ti blere!