Kartat Fletëza

29.99

Transporti për Kosovë është i përfshirë në çmim.
Për Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, transporti kushton 2€.

Stoku ka mbaruar

Ky produkt nuk është më në shitje.

(22 vlerësime nga klientët)

Rreth këtij artikulli

Pse Fletëza?

Pasurimin e fjalorit

Përmirësojnë aftësitë gjuhësore

Ndihmojnë në rritjen e aftësisë për të ndërtuar fjali

Ndihmojnë në analizimin e një problemi

Rritin aftësinë për të përshkruar situata

Rritin vetëbesimin

Ndikojnë pozitivisht në kreativitetin e fëmijëve

Zhvillojnë komunikim të mirë dhe efektiv

Njohin objekte të reja dhe i emërojnë ato

Ndihmojnë në rritjen e vëmendjes/përqendrimit

Forcojnë kujtesën

Çfarë mësojmë nga kartat?

  • Alfabetin/shkronjat
  • Objektet
  • Veglat
  • Mjetet e transportit
  • Gjësende
  • Numrat dhe numërimin
  • Dallimet në mes të madhësive dhe elementeve
  • Frutat dhe perimet
  • Karakteristikat
  • Dallimet mes tyre
  • Shijet
  • Kafshët (karakteristikat, veprimet, tingujt e tyre)
  • Ndërlidhjen e kafshëve me ushqimet
  • Veprimet e njerëzve
  • Komentimin rreth tyre
  • Bashkëbisedimin për to
  • Krahasimin etj
  • Profesionet
  • Mjetet e punës
  • Përdorimin e tyre

Çfarë mësojmë nga kartat?

  • Alfabetin/shkronjat
  • Objektet
  • Veglat
  • Mjetet e transportit
  • Gjësende
  • Numrat dhe numërimin
  • Dallimet në mes të madhësive dhe elementeve
  • Frutat dhe perimet
  • Karakteristikat
  • Dallimet mes tyre
  • Shijet
  • Kafshët (karakteristikat, veprimet, tingujt e tyre)
  • Ndërlidhjen e kafshëve me ushqimet
  • Veprimet e njerëzve
  • Komentimin rreth tyre
  • Bashkëbisedimin për to
  • Krahasimin etj
  • Profesionet
  • Mjetet e punës
  • Përdorimin e tyre

Të aprovuara nga profesionistët

PEDAGOGË

Logopedë

Psikologë

GJUHËTARË

Informacion rreth produktit

Misioni ynë është që te fëmijët të brumosim dashurinë për mendimin kritik dhe mësimin përmes materialeve edukative që janë kreative, argëtuese dhe tërheqëse.

Pyetjet më të shpeshta

Pjesa më e madhe e zhvillimit të trurit ndodh në vitet e para të jetës. Meqenëse fëmijëria e hershme është fazë dinamike e zhvillimit, sa më herët që të fillohet të bashkëveprohet me fëmijën aq më i madh do të jetë kontributi në zhvillimin e tyre.

Bashkëveprimi me karta në fëmijërinë e hershme ndihmon shumë aspekte të zhvillimit të fëmijëve:

Gjuhësor: gjuha receptive (njohja e objekteve) dhe ekspresive, fjalori më i pasur, aftësia për të ndërtuar fjali dhe për përshkruar situata.
Kognitiv (njohjes) dhe sjellor: përceptimi, të kuptuarit, zhvillimi i memories punuese, vëmendjes/përqendrimit dhe aftësitë vetërregulluese.

“Fletëza” përmban abc-në, numrat, shtazët, frutat dhe perimet, profesionet dhe në fund veprimet më të shpeshta. Ajo është krijuar nga artistë të dalluar figurativë, të cilët janë këshilluar nga disa prej psikologëve dhe logopedëve me emër në vend.

“Fletëza” është e dedikuar për fëmijët nga 1 e deri 6 e më shumë vjeç.

“Fletëza” është dizajnuar që t’ua pasurojë fjalorin fëmijëve dhe t’u ofrojë atyre mjetet e nevojshme për t’i emërtuar objektet dhe për t’i shprehur siç duhet ndjenjat. Ato do t’i inkurajojnë vogëlushët të bisedojnë hapur dhe të reflektojnë mbi ndjenjat e tyre, shto këtu edhe argëtimin që do ta gjejnë gjatë shfletimit të tyre. Mësimi i fëmijëve për t’i identifikuar, kuptuar dhe trajtuar emocionet në një moshë të re, ua ngjiz atyre vlerën e vetëbesimit, frytet e të cilit do t’i vjelin sa është jeta.

“Fletëza” është material i përkryer në radhë të parë për prindërit, pastaj për mësuesit dhe profesionistët, pasi këto karta ofrojnë mundësi të shumta të përdorimit.

Në kutinë e “Fletëzës” janë gjashtë kategori, secila në pakon e saj me 20+ karta që paraqesin konceptet themelore të gjuhës, shkrimit, leximit, drejtshkrimit, numrave, formave, ngjyrave, veprimeve, etj.

Kompleti “Fletëza” përbëhet nga 180 karta të dyanshme të dizajnuara në mënyrë unike me shkronja të alfabetit, forma, objekte, ngjyra, numra, etj.

Kartat janë dizajnuar në letra të qëndrueshme me ilustrime të bukura në të dyjat anët. Materiali i prezentuar në to është qartë i dallueshëm, i lehtë për t’u lexuar, tërheqës në aspektin estetik, krejt këto që t’i ndihmojnë vogëlushët që t’i kuptojnë, identifikojnë dhe memorizojnë konceptet në aspektin pamor.

Në kutinë e FLETËZËS janë gjashtë kategori, secila në kutizën e vet me përshkrimet si më poshtë:
1. “Alfabeti’’ përmban 36 karta;
2. “Numrat’’ - 20 karta;
3. “Frutat dhe Perimet’’ - 31 karta;
4. “Kafshët’’ - 37 karta;
5. “Veprimet’’ - 24 karta (48 veprime) dhe
6. “Profesionet’’ 32 karta.

Referencat

(22 vlerësime nga klientët)

25 responses to “Kartat Fletëza”

  1. Vlora Zymberi says:

    Biri im katërvjeçar e ka mësuar tërë alfabetin, di të numërojë deri në 20, i njeh format, ngjyrat dhe mund të shprehet shumë bukur për shkak të këtyre kartave. Atij i pëlqen të mësojë gjëra të reja dhe “Fletëza” ia ka lehtësuar shumë këtë proces.

  2. Arberore Murati says:

    Këto karta janë tejet praktike për t’i mbajtur fëmija im në duar. Imazhet janë të mëdha dhe shumë të qarta. Ngjashëm janë shkronjat dhe numrat.

  3. Zamira Namani says:

    Vajza ime 18-muajshe mësoi tashmë 11 tinguj kafshësh me këto karta. Përveç mësimit, ajo me “Fletëza” argëtohet në masë të madhe. Ne ia prezantojmë asaj rreth 4-5 karta të reja çdo të diel dhe vazhdojmë të ushtrojmë me të vjetrat dhe të rejat disa herë në javë.

  4. Hana Berisha says:

    Fleteza i ka ndihmuar shume femijeve te mi, andaj ju faleminderit per nje pune te mrekullueshme!

  5. Rina says:

    Nje menyre e shkelqyer per te mesuar duke luajtur! Femijet i pelqejne aq shume saqe cdo dite kerkojne t’i shikojne kartat. Super produkt!

  6. Pranvera Hysaj says:

    Nje investim i mire per edukimin e hershem te femijes

  7. Arta says:

    Fleteza jane ideale per mesimin e fjaleve te para dhe per zhvillimin e te folurit. Djali im tashme i njeh kafshet dhe ngjyrat vetem duke i pare keto karta

  8. Eremira Dautaj says:

    Jam shume e kenaqur me cilesine. Jane te forta, te qendrueshme dhe nuk demtohen edhe kur luan djali im 2 vjec. Pervec kesaj, jane shume edukative

  9. Drita Llalloshi says:

    E rekomandoj per cdo prind qe do te ndihmoje femijen te mesoje me menyre kreative dhe te kendshme

  10. Marigona Isufi says:

    Produkt i shkelqyer, ide gjeniale per femijet. Djali im ka filluar te dalloj ngjyrat dhe format fal tyre

  11. Bardha says:

    Fleteza jane shume te dobishme edhe per kopshtin. Edukatoret i perdorin per aktivitete grupore

  12. Teuta says:

    Si nene gjithmone kerkoj lodra qe ndihmojne femijet te mesojne. Keto karta jane fantastike, djali im ka mesuar kafshet dhe tingujt qe bejne

  13. Fjolla says:

    Teper te bukura😍

  14. Jori says:

    Ide fantastike! Na ka munguar diçka e till, sidomos per femijet qe jetojne jashte Shqiperise dhe e kane shqipen si gjuhe te dyte. Mezi presim te na vijne fletoret tona!

  15. Blerta says:

    Fëmijët e mi janë 3 dhe 6 vjeç. Të dy i përdorin kartat në mënyra të ndryshme. Vogëlushi mëson fjalë, ndërsa e madhja bën fjali dhe lojëra. Është produkt që na bashkon si familje

  16. Marigona Vitija says:

    Shume ide e mire! Me pelqen qe mundemi me mesu shqip permes lojes😍

  17. Mimoza says:

    I përdorim çdo ditë. Shkronjat, numrat, frutat – krejt i ka msu me to!

  18. Merita says:

    Kemi qef me i perdor para gjumit. Po bohet si ritual i bukur🥰

  19. Tringa Shala says:

    Më pëlqen që janë në shqip. Fëmijët tanë rriten me shumë gjuhë, por këto karta po ndihmojnë që ta mbajnë edhe gjuhën e nënës

  20. Josefina says:

    Që kur i morëm, djali i vogël çdo mëngjes më kërkon t’i shohim kartat bashkë. Po mëson pa e kuptuar!

  21. Fitore says:

    Logopedja na i rekomandoi Fletëzat për djalin tonë që kishte vonesë në të folur. Pas pak javësh përdorimi, nisi të thotë fjalë shqip me vetëbesim
    Faleminderit!☺️

  22. Tringa says:

    Vajza ime është 3 vjeç dhe nuk fliste shumë. Logopedja sugjeroi ta ndihmonim me karta vizuale. Fletëzat ishin zgjidhja më e mirë që gjetëm!

  23. Jetlira Spahiu says:

    Kur i pashë te psikologia që punon me djalin tim, menjëherë më tërhoqën. Janë të bukura, të dobishme dhe ndihmojnë shumë për mësimin e gjuhës

  24. Valmira says:

    Psikologia e përdorte gjatë seancave me djalin dhe atij i pëlqente shumë. Vendosa t’i porosis për në shtëpi dhe tani i përdorim bashkë çdo mbrëmje

  25. Kristina Bitro says:

    Pershendetje me profesion jam Punonjese Sociale dhe cilesinen dhe zhvillimin e ketyre kartave e di shume mire sa sa me vlere jane kam shume kohe qe kerkoja por nuk kam gjetur tani sapo e pash faqen tuaj nuk ezitova per te bere porosi si per punen time dhe per femijen time te porsalindur per nje zhvillim me te mire ndaj tij ju faleminderit do doja nqofte se keni gjera te tjera mund te me informoni per ti blere!

Lini një koment

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyruara janë të shënuara me *