Blog

Si t’ua kapërcejmë vështirësitë në lexim fëmijëve tanë

07 Nov, 2023

Të kesh një fëmijë që ka vështirësi në lexim mund të jetë gjë stresuese për juve si prindër. Mirëpo sot, fatmirësisht, ekzistojnë metoda të shumta që e ndihmojnë fëmijën tuaj që ta përvetësojë aftësinë e shkrim-leximit.

Pavarësisht se punoni shumë në edukimin e hershëm për ta bërë më të lehtë leximin për fëmijën tuaj, megjithatë mund të jeni dëshmitar tëë përballjes së tij me vështirësi bazike të leximit. Ekspertët thonë se shumica e fëmijëve që marrin ndihmë në kohën e duhur fitojnë rrjedhshmëri në lexim. Nga ana tjetër, nëse një fëmije nuk i ofrohet mbështetje për përmirësimin e aftësive të leximit – kjo mund të ndikojë në të nxënit e tyre gjatë tërë jetës.

Zhvillimi i shprehisë së leximit qysh në moshë të hershme i ndihmon fëmijët të ecin më mirë në shkollim, të zgjerojnë fjalorin e tyre dhe të rritin vetëbesimin e tyre. Hapi i parë për t’i ndihmuar fëmijët të kapërcejnë vështirësitë e tyre në lexim është identifikimi i problemeve.

5 problemet më të zakonshme të leximit tek fëmijët

Deshifrimi i fjalëve dhe problemeve që lidhen me tingëllimin e fjalëve

Deshifrimi i fjalëve mund të nënkuptojë problemin e lidhjes së tingujve me shkronjat e alfabetit. Lexuesit fillestarë përballen me kombinime të reja dhe të panjohura të shkronjave. Megjithatë, duke praktikuar zërin dhe duke lexuar me zë të lartë, deshifrimi mund të bëhet i lehtë.

 

Vështirësi në të kuptuar

Leximi përfshin të kuptuarit në nivele të ndryshme. Ai përfshin njohjen e alfabetit, kuptimin e fjalëve dhe frazave të ndryshme dhe kuptimin e tekstit në nivel fjalie dhe paragrafi. Aftësia e dobët e të kuptuarit e bëjnë leximin sfidues në aspektin kognitiv. Gjithashtu, kjo mund ta dekurarojë një fëmijë që ta zhvillojë shprehinë e leximit.

 

Vështirësi të përziera

Fëmijët mund të kenë vështirësi të përziera që i pengojnë ata të lexojnë mirë. Këtu përfshihet deshifrimi, të kuptuarit, sfidat fonemike ose dëmtimet fizike si disleksia.

 

Vështirësitë e mbamendjes

Aftësitë e mira të mbambajtjes përfshijnë aftësitë njohëse të nivelit të lartë, kujtesën dhe aftësinë për t’i grupuar dhe t’i lidhur idetë. Që nga klasa e parë e tutje, mësimi përmendësh është pjesë përbërëse e detyrave shkollore. Por mbamendja ose përkushtimi i asaj që lexohet mund të jetë një sfidë për disa fëmijë.

 

Shpejtësia

Ndërsa studentët arrijnë nivele më të larta leximi, ata e përmirësojnë fjalorin e tyre, përmirësojnë kuptimin dhe kujtimin e leximit. E gjithë kjo ndihmon në rritjen e shpejtësisë së leximit të fëmijës suaj. Nëse shpejtësia e leximit nuk përmirësohet, ndërsa niveli i leximit përparon, atëherë fëmija mund të ketë një procesim më të ngadaltë të detyrave kërkuese njohëse (kognitive) si leximi.

 

Tani që u njohëm me problematikat me të cilat mund të përballet një fëmijë, le të shohim disa teknika që ndihmojnë në zgjidhjen e tyre!

 

Shtatë teknika që i ndihmojnë fëmijët të kapërcejnë vështirësitë në lexim

Mësojuani përmendësh fjalët e shquara (vizuele) dhe shenjat rrethanore

Kjo është një teknikë që i ndihmon fëmijët t’i kujtojnë më shpejt fjalët me qëllim të përmirësimit të rrjedhshmërisë në lexim. Përdorni karta për fëmijë (si p.sh. Fletëza) për t’i mësuar përmendësh fjalët e shquara ose emrat e gjërave të përditshme që shfaqen në ambientin që e rrethon fëmijën. Nëse fëmija mund të kujtojë sa më shumë fjalë në këtë mënyrë, kjo ia përmirëson fjalorin dhe rrjedhshmërinë gjatë leximit.

 

Aktivizojini teknikat e ideve dhe të të menduarit

Për ta inkurajuar shprehinë e leximit, është mirë që së pari të hapni një diskutim përkitazi me atë që do ta lexoni duke i aktivizuar njohuritë e mëparshme të fëmijës për atë temë. Prezantimi i figurave, hartave të mendjes, titujve ose analizimi i tekstit i ndihmon fëmijët të kenë ide më të qartë të tekstit që do ta lexojnë dhe t’ua përmirësojë të kuptuarit.

 

Pasurojani fjalorin

Ndërtimi i një fjalori të gjerë mund t’i ndihmojë fëmijët të njohin më shumë fjalë ndërsa lexojnë. Disa ide për pasurimin e fjalorit përfshijnë ofrimin e fjalorëve, para-mësimin e shprehjeve kyçe para se të lexoni dhe përdorimin e kartave (Fletëza). Mësimi i fjalëve që lidhen me kontekstin i bën ato më të lehta për t’u mbajtur mend.

Mësimdhënia reciproke

Mësimdhënia reciproke është një teknikë e shkëlqyer për ta përforcuar të kuptuarit e koncepteve që i mësohen një fëmije ose për ta përmirësuar kuptimin e tekstit që ai e ka lexuar. Caktoni role të ndryshme, si: pyetës, përmbledhës, sqarues dhe parashikues për të ndihmuar në fillimin e diskutimit dhe për t’u dhënë fëmijëve një rol udhëheqës në procesin e tyre të të mësuarit.

 

Imazhe vizuale dhe audio libra

Nëse dëshironi që fëmijët t’u përgjigjen më mirë shenjave vizuale, atëherë përzgjedhni libra që kanë ilustrime të detajuara krahas tekstit të shkruar. Gjithashtu, kërkojini fëmijës të vizatojë figura që i nxjerrin nga teksti i lexuar. Së dyti, blini audio libra si shoqërues të kopjeve në letër. Nxiteni fëmijën tuaj të lexojë së bashku ndërsa e dëgjon librin!

 

Lista “Dolch”

Mësimi i fjalëve që shfaqen në mënyrë të përsëritur nëpër fletoret e punës dhe tekstet e fëmijëve mund t’i ndihmojë ata të deshifrojnë tekstin më shpejt. Lista “Dolch” përfshin shprehjet me përdorim të lartë në librat e fëmijëve.

 

A ka nevojë fëmija juaj për ndihmë shtesë?

Së fundi, gjëja më thelbësore për një prind është të përfshihet në praktikën e përditshme të leximit të fëmijës tuaj dhe të vëzhgojë modelin e tyre të leximit për të zbuluar nëse fëmija juaj ka nevojë për ndihmë. Po ashtu, ju mund të bisedoni me mësuesit në shkollë për të ditur vëzhgimet e tyre ose të vizitoni një profesionist që mund të flasë me kompetencë për zhvillimin kognitiv të fëmijës.

Lini një koment

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyruara janë të shënuara me *